Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, gjatë një vizite zyrtare në Luginën e Preshevës, u takua me Kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifin, në Bujanoc.
Sipas një njoftimi, në këtë takim u diskutua për Programin Nacional për Rininë si dhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Koordinatori Hoti foli për Programin Nacional për Rininë duke shpjeguar se ai është dizajnuar të realizohet në formë të garës në kreativitet kulturor dhe mendim kritik, dituri dhe sport. Ai tha se është koha të kthehemi kah qendra e zhvillimit e ajo sipas Hotit është arsimi”, thuhet në njoftim.
“Ne kemi hartuar Programin Nacional për Rininë i cili do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe jo vetëm. Ky program do të realizohet në tri nivele: nivel shkolle, komune dhe republike. Përmes këtij programi do të rritet bashkëpunimin mes nxënësve të Luginës së Preshevës dhe atyre të Kosovës pasi që në nivelin republikan ata do të garojnë me njëri-tjetrin. Do të shtohet edhe bashkëpunimi mes mësimdhënësve e nxënësve, mes prindërve e fëmijëve e kështu me radhë”, ka thënë Koordinatori Hoti.
Po sipas njoftimit, kryetari Arifi falënderoi Koordinatorin Hoti për vizitën e tij në Luginë të Preshevës dhe tha se pret që programi të realizohet ashtu siç parashihet.
“Programi që sapo shpalosët pranohet plotësisht dhe uroj të realizohet ashtu siç është hartuar. Përfshirjen e Luginës së Preshevës në këtë program është një shpresë për bashkim me Kosovën”, tha Arifi.
Në këtë takim u diskutua edhe për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke theksuar disa prej tyre siç janë, mos njohja e diplomave të Kosovës, mosnjohja e teksteve shkollore e çështje tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit