LAJMI I FUNDIT:

Koordinatori Hoti takohet me drejtorët e shkollave në Gjakovë

Koordinatori Hoti takohet me drejtorët e shkollave në Gjakovë

Komuna e Gjakovës ka pasur 2,776 nxënës fitues në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik dhe në Dituri. 67 në nivelin republikan, 158 në nivelin komunal dhe 2,551 fitues në nivelin shkollor të garës.

Për të diskutuar për këto suksese e po ashtu edhe sfidat, sot Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti u takua me drejtorët e shkollave të Gjakovës.

Ai filloi takimin duke theksuar se “për këtë sukses të nxënësve padyshim që meritor është drejtoria komunale e arsimit së bashku me drejtorët e shkollave të kësaj komune të cilët ndihmuan që për herë të parë nxënësve t’u realizohet një e drejtë kushtetuese. Gjakova ka treguar një përkushtim e punë të jashtëzakonshme në gjithë organizmin e garave. Kjo sigurisht ju është shpërblyer me sukses sepse jeni komuna që keni më së shumti fitues në nivelin republikan të garave”, tha Hoti.


Ndërsa drejtori i arsimit, Bernard Frrokaj u shpreh se me vullnetin dhe punën e drejtorëve kjo garë do të vazhdojë të nxjerr në pah talent të rinj nga komuna e Gjakovës.

Gjatë diskutimi rreth mbarëvajtjes së garave, sfidave dhe rëndësisë së tyre, drejtorët e shkollave u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatet e kësaj komune.

“Projektin të cilin ju po e realizoni është një projekt i guximshëm dhe shumë serioz. Pavarësisht sfidave, ne do të japim maksimumin që nxënësit të vazhdojnë të korrin suksese”, u shpreh drejtori Isuf Alijaj.

Edhe drejtori Shefqet Dinaj, një ithtar i garave programin e vlerësoi “shumë të bukur ku pavarësisht sfidave në realizimin e tij, ngjalli tek secili nxënës shpirtin garues dhe ndihem krenar me arritjet e tyre”.

Koordinatori Hoti takimin e përmbyllu duke ndarë mirënjohje në shenjë falënderimi për drejtorët dhe stafin e DKA-së, duke u ndjerë krenar për vullnetin e treguar nga ta për arsimimin dhe të ardhmen e fëmijëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori