LAJMI I FUNDIT:

Koordinatorë për harxhimin e buxhetit

Koordinatorë për harxhimin e buxhetit

Përveç 21 ministrave e 74 zëvendësministrave, Qeverisë së Kosovës tashmë kanë filluar t’i shtohen edhe koordinatorët nacionalë. Deri më tani janë emëruar tre koordinatorë, kurse paga mujore e tyre është në nivel me pagën e ministrave, 1270 euro. Po ashtu secili prej tyre ka të drejtë të angazhojë nga një asistent dhe dy këshilltarë. Opozita dhe shoqëria civile po i quajnë “koordinatorë për harxhimin e buxhetit”, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Kryeministri Ramush Haradinaj me të ardhur në krye të Qeverisë pati nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës Avdullah Hasanin, i njohur si “Dulla”.

Përmes këtij memorandumi Hasani u caktua “koordinator për gjeneratën e re”.


Ky memorandum në muajt pasues është përcjellë me emërimin e tre koordinatorëve zyrtarë qeveritarë.

Në mars Besnik Tahiri është emëruar koordinator nacional për reforma shtetërore; ndërsa para dy ditësh djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Mendim Rugova, është emëruar koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit, kurse nënkryetari i PDK-së Rexhep Hoti është emëruar koordinator nacional për kulturë, rini dhe sport, shkruan më tutje “Zëri”.

Këto emërime po vlerësohen si të paarsyeshme dhe ngarkesë për buxhetin e shtetit.

Paga mujore e një koordinatori do të jetë e nivelit të pagës së ministrit (1270 euro).

Gjithashtu koordinatori ka të drejtë të caktojë një asistent dhe dy këshilltarë. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori