Kontrata kolektive vazhdojnë të jenë problematike në Kosovë. Një të tillë tash e disa muaj e kanë Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Ishte Ministria e Arsimit që shkëputi këtë kontratë njëanshëm në nëntor të vitit 2022 por që për fatin e saj edhe katër muaj pas nuk dihet.
Më 21 mars janë bërë katër muaj që kur Ministria e Arsimit, ka marrë vendim për shkëputje të kontratës kolektive më sektorin e Arsimit, por edhe katër muaj pas heshtja vazhdon.
Ndonëse në shkresën e dërguar në nëntor të vitit 2022 në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, kjo Ministri kishte potencuar se kjo kontratë e nënshkruar në vitin 2021 nuk kishte legjitimitet pas ishte nënshkruar 30 ditë pas vendimit të Kushtetueses, e cila e dërgoi vendin në zgjedhje, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje për televizionin se çfarë do të ndodhë tutje më këtë sektor.
E përgjigje nga ky dikaster nuk ka marrë as vetë pala nënshkruese Sindikata e Bashkuar e Arsimit, të cilët thonë se mënyra se si është shkëputur kjo kontratë është e paligjshme.
“Ne i kemi propozuar Ministrisë së Arsimit që të formohet komisioni për pajtim, ne e kemi formuar atë komision dhe ia kemi derguar Ministrisë së Arsimit pasi ne jemi përgjigjur karshi vendimit të tyre por Ministria e Arsimit nuk na ka dhënë as një përgjigje, kjo le me kuptuar se kontrata kolektive që është shkëputur nga Ministria e Arsimit është e paligjshme”, ka thënë Vjollca Shala nënkryetare e SBASHKUT.
Se kjo shkëputje nuk mund të bëhet vetëm nga njëra palë e thonë edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Pikërisht që të parandalohen këto çështje, Atdhe Hykolli thotë se janë duke punuar për marrëveshjen e përgjithshme kolektive në nivel të Kosovës.
“Nuk kemi marrëveshje të shkëputura sektoriale pasi duhet të dakordohen të gjithë partnerët, ndërsa marrëveshja e përgjithshme kolektive është marrëveshje kombëtare në nivel të Kosovës, jemi i vetmi vend edhe në rajon edhe në Evropë që nuk e kemi këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje ndërton formën e të punësuarit në Kosovë”, ka thënë Atdhe Hykolli- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Këtë kontratë ndërsektoriale e kishte premtuar edhe vetë i pari i ekzekutivit, Albin Kurti në nëntor të vitit 2022.
Kontrata Kolektive i siguronte punëtorëve të arsimit mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënës, shpërblimin jubilar, kompensimin e shujtë dhe benefitet tjera./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk