LAJMI I FUNDIT:

Kontradiktat me Demarkacionin

Kontradiktat me Demarkacionin

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se gjatë muajit janar 2018 do të përmbyllet çështja e demarkacionit me Malin e Zi, por, sipas tij, me një variant tjetër, i cili do të respektojë interesat e dy vendeve.

Ai nuk ka treguar se cila është forma që do t’i kënaqë si qytetarët e Kosovës, ashtu edhe Malin e Zi, por tha se çështja e demarkacionit do të përmbyllet shumë shpejt.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare i vlerësojnë si kontradiktore deklaratat e zyrtarëve të lartë qeveritarë në lidhje me demarkacionin, pasi që, sipas tyre, muajin tjetër nuk mund të sillet një version i ri i Marrëveshjes, derisa Marrëveshja aktuale është dërguar në Kuvend dhe pritet të procedohet në seancë, shkruan tutje “Zëri”.


Sipas tyre, s’mund të ketë version të ri pa u hedhur poshtë versioni aktual i Marrëveshjes së Demarkacionit.

Edhe analistët politikë vlerësojnë se pa u hedhur poshtë versioni aktual s’mund të ketë një version të ri për Demarkacionin dhe më pas të rinegociohet Marrëveshja me Malin e Zi. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori