LAJMI I FUNDIT:

Kontingjenti i specializuar i FSK-së dërgohet në Shqipëri për gjetjen e qytetarit të zhdukur në lumin Buna

Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontingjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i shprehu ngushëllime familjes Syla për humbjen e familjarit të tyre.

Ndryshe, të dielën rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, 65 vjeçari nga Mitrovica.

Shërbimet e Policisë shqiptare kishin shkuar menjëherë në vendngjarje për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit por deri më tani nuk kishin sjellë ndonjë rezultat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Kalo në kategori