LAJMI I FUNDIT:

Kontabilisti dyshohet se u vra gabimisht, dy pista që po hetohen për ngjarjen në Kurbin

Kontabilisti dyshohet se u vra gabimisht, dy pista që po hetohen për ngjarjen në Kurbin

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në një fshat të Kurbinit po raportohet për dy pista kryesore të hetimit në kantierin e ndërtimit në fabrikën e inerteve.

Grupi hetimor ka dyshime se objektivi i vrasësve ka qenë pronari i firmës, A.Gj, ndërsa ekonomisti u vra gabimisht.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se shkak për vrasjen dyshohet se është hakmarrja me një fis në Rrëshen, ndaj të cilit janë kryer atentate, dhe i biri i pronarit dyshohet i përfshirë.


Një pistë më e zbehtë hetimore janë konfliktet për shkak të biznesit, të cilat po verifikohen.

Vritet kontabilisti dhe plagoset pronari i një firme në Shqipëri, RENEA "rrethon" Kurbinin
Lexo po ashtu Vritet kontabilisti dhe plagoset pronari i një firme në Shqipëri, RENEA "rrethon" Kurbinin

Për sa i përket dinamikës, vrasja është kryer me kallashnikov. Autorët janë futur brenda rrethimit të firmës dhe kanë hapur zjarr. Ata janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një fuoristradë (xhip)  dhe një veturë.

Atentati ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Gurez. I vdekur mbeti ekonomisti i kësaj firme S.M, 70 vjeç, ndërsa u plagos pronari A.Gj 51 vjeç.

A.Gj ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve për Top Channel, ai u qëllua me dy plumba që kanë hyrë dhe kanë dalë nga trupi. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori