LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i çajit të zi ju ndihmon të humbni peshë

Konsumimi i çajit të zi ju ndihmon të humbni peshë

Me siguri se keni dëgjuar deri tani se çaji i gjelbër ndikon në heqjen e disa kileve. Por tani, hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë zbuluar se edhe çaji i zi mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Për këtë studim, i cili së fundmi është publikuar në ‘European Journal of Nutrition’, hulumtuesit i kanë ushqyer katër grupe të minjve me dieta për një muaj, transmeton Telegrafi.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kishin kuptuar se minjtë të cilët kishin konsumuar ekstrakte të çajit të gjelbër dhe çajit të zi kishin humbur thuajse të njëjtën sasi të peshës me minjtë të cilët kishin ngrënë më pak yndyrë dhe kalori.


Kjo për shkak se çaji i gjelbër dhe çaji i zi janë të mbushur me polifenole, lloj i antioksidantëve i cili e përmirëson shëndetin e zemrës dhe luan rol të rëndësishëm në humbjen e peshës.

Shkencëtarët kanë treguar se zbulimet e tyre sugjerojnë që çaji i zi, përmes një mekanizmi specifik, mund të kontribuojë në shëndet të mirë të përgjithshëm dhe në humbje të konsiderueshme të peshës.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se konsumimi i cilitdo çaj nuk ndikon në mënyrë magjike në humbjen e peshës, por është e rëndësishme që njëkohësisht edhe të bëni ushtrime fizike për t’i maksimizuar rezultatet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori