LAJMI I FUNDIT:

Konsumatorët britanikë bëjnë përgatitje për BREXIT-in

Konsumatorët britanikë bëjnë përgatitje për BREXIT-in
Grupi 'Our Future, Our Choice' | Foto: Dan Kitwood/Getty Images/Guliver

Ndërsa mosmarrëveshjet midis Britanisë së Madhe e Bashkimit Evropian për BREXIT-in e afërt vijojnë, janë formuar gjithnjë e më shumë të ashtuquajtura “grupe përgatitore”.

Grupe të tilla krijohen nga radhët e britanikëve që votuan për qëndrimin në Bashkim Evropian gjatë referendumit të vitit 2016.

Melvin Burton është anëtari i një grupi të tillë në rrjetin social Facebook, i cili po bën përgatitje për ta pritur BREXIT-in.


“Kam shumë kënaçe me fasule të kuqe. Kemi edhe fasule të pjekura dhe mish”, thotë Buton, përcjell Telegrafi.

Ai shprehet se filloi të blejë me shumicë mallra para një viti e gjysmë, kur e ndiente se kishte një problem dhe tregon se shumë britanikë të tjerë mendojnë se ka një problem dhe me afrimin e datës së BREXIT-it, të cilët i kanë shtuar me shpejtësi përgatitjet për ta pritur një gjë të tillë.

Britania e Madhe pritet ta rrit shkëmbin tregtar me SHBA-në pas BREXIT-it
Lexo po ashtu Britania e Madhe pritet ta rrit shkëmbin tregtar me SHBA-në pas BREXIT-it

“Para një jave ne arritëm më shumë se 10 mijë veta, duke u shtuar me qindra njerëz në ditë. Duket se ky numër shtohet shpejt me afrimin e datës së BREXIT-it”, thotë ai.

Anëtarët e “grupeve përgatitore” kanë krijuar disa forume në internet për të shkëmbyer mendime se çfarë të blejnë dhe si t’i ruajnë ato që blejnë.

Pasojat ekonomike të Britanisë së Madhe pas BREXIT-it
Lexo po ashtu Pasojat ekonomike të Britanisë së Madhe pas BREXIT-it

Qeveria britanike paralajmëroi se një sjellje e tillë e konsumatorëve vetëm sa do të acarojë tensionet dhe mund të shkaktojë mungesa të mallrave.

Britania e Madhe planifikon të largohet nga BE-ja më 29 mars, por kushtet e largimit janë ende të paqarta. /Telegrafi/