LAJMI I FUNDIT:

Konstituohet komisioni per matjen e territorit, Qeveria fton opozitën të dërgojë ekspertët

Konstituohet komisioni per matjen e territorit, Qeveria fton opozitën të dërgojë ekspertët

Qeveria e Kosovës së fundi ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Përmes një njoftimi për media qeveria ka bërë të ditur se adresimi i çështjes së shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën, për qytetarët e saj, si dhe për forcimin e stabilitetit në rajon e më gjerë.

“Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit, të nënshkruar më 26 gusht 2015 në Vjenë ndërmjet dy shteteve, do t’i hapte udhë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së, do të fuqizonte shtetësinë e Kosovës, duke qenë se me këtë akt, Kosova do të kishte edhe një kufi ndërkombëtar, do të fuqizohej partneriteti me Malin e Zi, por edhe me NATO-n dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin për media.


Më tej në njoftim thuhet se duke pasur në konsideratë debatin publik si dhe ndjeshmërinë e këtij procesi, institucionet e Kosovës kanë krijuar hapësirë të mjaftueshme që në opinion të trajtohen të gjitha dilemat dhe materialet adekuate rreth këtij procesi.

“Pikërisht në këtë funksion, Qeveria e Kosovës së fundi ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, i cili ka për mision që të bëjë matjen e territorit të Kosovës para datës 25 gusht të vitit 2015, dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi”, thuhet më tej në njoftim.

Në këtë komision janë ftuar në cilësinë e anëtarëve përfaqësues nga:

– Akademia e Shkencës dhe e Arteve e Kosovës;
– Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore;
– Lëvizja Vetëvendosje;
– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;
– Nisma për Kosovën;
– Dy ekspertë nga Organizatat e Shoqërisë Civile;
– Agjencioni i Kadastrit;
– Agjencioni i Ujërave;
– Agjencioni i Pyjeve;
– KOSTT-i;
– Agjencia Kosovare e Privatizimit;
– Policia e Kosovës;
– Agjencioni i Statistikave të Kosovës;
– Komuna e Pejës;
– Komuna e Deçanit;
– Komuna e Istogut;
– Komuna e Junikut;
– Dy përfaqësues nga zona e Rugovës së Komunës së Pejës.

Në cilësinë e anëtarëve vëzhgues janë ftuar përfaqësues nga:

– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë;
– Bashkimi Evropian;
– KFOR-i.

Pjesëmarrjen në punën e Komisionit e kanë konfirmuar të gjithë anëtarët, përveç tri subjekteve opozitare.

Dërgimin e anëtarëve për vëzhgimin e punës së komisionit e kanë konfirmuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian si dhe KFOR-i.

“Takimi Konstituiv i Komisionit do të mbahet më datë 24 janar 2017. Duke pas parasysh interesat vitale të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe duke ditur zhvillimet e fundit dhe domosdoshmërinë për unifikim rreth kauzave shtetërore, Qeveria e Republikës së Kosovës fton përfaqësuesit e tri subjekteve politike, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën, që të dërgojnë ekspertët e tyre në komision, kontributi i të cilëve do të ishte tejet i çmuar në këtë proces shtetëror”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur

Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur

Lajme
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Lajme
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Siguri
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori