Konstatin Georgievski zgjedhet si kryetar i përkohshëm i Komunës së Ohrit

Këshilli i Komunës së Ohrit në seancën e sotme të jashtëzakonshme me 15 vota "pro" e zgjodhi Konstatin Georgievski për ushtrues detyre në krye të Komunës.
Koordinatori i grupit të këshilltarëve të LSDM-së, Konstantin Georgievski në funksion do të jetë në vendin e të ndjerit Jovan Stojanoskit, i cili ndërroi jetë më 15 dhjetor në moshën 45 vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas emërimit të tij në këtë funksion, ai deklaroi se do të angazhohet në vazhdimin e realizimit të projekteve dhe plotësimin e vizioneve nga paraardhësi i tij.
Georgievski do të ketë këtë funksion deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune që do të caktohen me zgjedhjet për kryetar shteti./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































