Maroku ishte një nga befasitë e Botërorit, dhe ata tashmë i kanë krijuar një skuadër yjesh brenda dhe jashtë fushës.

Dhe pas të qeshurit të pakontrolluar të sulmuesit francez Kylian Mbappe ku kapiteni i Tre Luanëve, Harry Kane humbi një penallti vendimtare, pjesa më e madhe e fansave të Anglisë do të bëjnë tifo për ta.


Skuadra e Afrikës Veriore do të kërkojë përgjigjen e tyre nga ylli i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, për t'i ndihmuar ata të përballen me Francën në gjysmëfinale.

bb51e132 4821 45a7 808c 2b69228397ed Foto: Getty

24-vjeçari tërhoqi vëmendjen e botës me penalltinë e tij fituese që eliminoi Spanjën nga Kupa e Botës javën e kaluar.

Hakimi është i martuar me Hiba Abouk, 36 vjeçe, e cilësuar si një nga aktoret më të bukura në botë, shkruan The Sun.

Çifti magjepsës u shfaq në ballinën e Vogue Arabia në tetor.

achraf hakimi morocco celebrates scoring 781116555 Foto: Getty

Nëna e tij-një pastruese dhe babai shitës ambulant, emigruan nga Maroku në Madrid - ku lindi Achraf - për një jetë më të mirë.

“Ne vijmë nga një familje me të ardhura të ulëta që luftoi për të përballuar jetesën. Sot luftoj për ta çdo ditë. Ata dhanë jetën për mua. Ata hoqën shumë gjëra nga vëllezërit e mi, në mënyrë që unë të kisha sukses”, tha Achraf në vitin 2020.

Hakimi luajti për ekipin lokal CD Colonia Ofigevi përpara se Real Madrid t'i ofronte një provë kur ai ishte shtatë vjeç.

achraf hakimi hiba abouk attend 781485512 Foto: Getty

Ai luajti debutimin e tij për ta në moshën 18-vjeçare, përpara se të nënshkruante me Borussia Dortmund në një huazim dy-vjeçar.

Më pas ai u shit te Interi për 35 milionë funte (40.6 milionë euro) përpara se të transferohej te PSG për 60 milionë funte (69.7 milionë euro) dhe tani është një nga futbollistët më të paguar, duke marrë më shumë se 1 milionë funte (1.1 milionë euro) çdo muaj.

Në korrik 2018 ai u takua me Hibën dhe u martuan dy vite më parë. Djali i parë Amin lindi në shkurt 2020 dhe një tjetër djalë këtë vit.

hiba abouk attends women cinema 780070453 Foto: Getty

Ashtu si Beckham, Hakimi ishte një baba i ri në moshën 22-vjeçare dhe thotë se nuk pret që djemtë e tij të ndjekin hapat e tij të futbollit.

Maroku – e njohur si Atlas Lions - është skuadra e parë afrikane dhe e parë arabe që ka arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

55c1fa11 ced4 4e5e a845 5a3b66db4624 Foto: Getty

Kapiteni Romain Saiss është i martuar me yllin e popit arab, Salma Rachid.

Shokët e skuadrës Hakim Ziyech , Ilias Chair dhe Anass Zaroury luajnë të gjithë për klubet britanike - Chelsea , Queens Park Rangers dhe Burnley. /Telegrafi/

f7d3733c 4029 4942 9de2 fae26113310d Foto: REX