LAJMI I FUNDIT:

Konkursi i MPJD për 32 zyrtarë po konsiderohet i jashtëligjshëm

Konkursi i MPJD për 32 zyrtarë po konsiderohet i jashtëligjshëm

Pas shkarkimeve të shumta, Ministria e Punëve të Jashtme ka hapur një konkurs të jashtëm për plotësimin e pozitave nëpër ambasada. Por, ky konkurs po konsiderohet i jashtëligjshëm nga anëtarë të shoqërisë civile. Kjo pasi ata vlerësojnë se procedurat e rekrutimit duhet t’i zhvillojë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Në ditën e parë të korrikut, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës hapi një konkurs për pranimin e 32 zyrtarëve të misionit diplomatik.

Kur afati për aplikim ende nuk ka përfunduar, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se ky konkurs është i jashtëligjshëm, dhe se i njëjti duhet të anulohet.


Drejtoresha e kësaj organizate, Arbëresha Loxha ka thënë se rekrutimi për këto pozita nuk është përgjegjësi e MPJD-së.

“Në qoftë se edhe pas procesit të ristrukturimit nuk arrihet të plotësohen këto pozita, atëherë procesi i rekrutimit duhet të bëhet përkitazi me legjislacionin për zyrtarë publikë. Që do të thotë se përgjegjës për rekrutimin pasi që procesi i rekrutimit është i centralizuar përgjegjës është Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, më konkretisht Departamenti për Menaxhimin e zyrtarëve publike”, ka thënë Loxha.

Ndërsa, shkelje në këtë konkurs po pretendon se ka edhe anëtarja e komisionit parlamentar për punë të jashtme, Time Kadrijaj.

Edhe ajo thotë se ky konkurs duhet të bëhet nga MPB-ja.

“Në vazhdimësi do të themi se para se me ardh kjo qeveri se i njëjti konkurs, me kushtet dhe kriteret e njëjta është i jashtëligjshëm. Dhe ata po vazhdojnë me një ligj të jashtëligjshëm, përderisa tash është ndryshuar Ligji për administratën publike dhe të drejtë për rekrutim kanë vetëm Ministria e Punëve të Brendshëm dhe jo Ministria e Punëve te Jashtme”, ka thënë Kadrijaj.

Lidhur me bazën ligjore dhe pretendimet e shoqërisë civile për këtë konkurs, RTV Dukagjini  ka pyetur Ministrinë e Jashtme, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigjje.

E, nëse ky konkurs finalizohet në këtë format, Arbëresha Loxha thotë se do të shkelej ligji.

“Nëse nuk bëhet rekrutimi në përputhshmëri me ligjin për zyrtarë publikë, atëherë është i jashtëligjshëm, dhe aktualisht siç është shpallur. I njëjti nuk është bërë sipas procedurës dhe rrjedhimisht konsiderohet I jashtëligjshëm”, ka vazhduar Loxha.

Procedura për plotësimin e këtyre pozitave me zyrtarë në ambasada ka nisur pas disa shkarkimeve nga Ministrja Gërvalla. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori