LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Do të kërkojmë me ngulm zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Konjufca: Do të kërkojmë me ngulm zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Ai tha se “nënat gjakovare përsëritën kërkesën e tyre për angazhim edhe më të madh të institucioneve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, si dhe shtruan nevojën për rregullim më të mirë ligjor lidhur me mbështetjen institucionale për familjet e të pagjeturve”.


Konjufca theksoi se asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft në angazhimin për të ndriçuar fatin e të pagjeturve.

“Në çdo rrethanë, do të kërkojmë me ngulm zbardhjen e fatit të tyre. Kurrë nuk do pushojmë së kërkuari që të gjithë kriminelët e luftës të vihen para drejtësisë dhe që Serbia të japë llogari për krimet e kryera në Kosovë”, ka shkruar Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori