LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takoi Komisionerin e BE-së, Varhelyi, biseduan për perspektivën evropiane të Kosovës

Konjufca takoi Komisionerin e BE-së, Varhelyi, biseduan për perspektivën evropiane të Kosovës

Në kuadër të Takimit të 10-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore për Zgjerimin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takoi Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kryekuvendari Konjufca dhe zyrtari i lartë i BE-së diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës rikonfirmoi se perspektiva e integrimit evropian mbetet një objektiv i fortë strategjik i Kosovës dhe shtoi se Prishtina zyrtare ka bërë hapa konkret në përmbushjen e kritereve për të ecur më shpejt në këtë rrugë.


Gjithashtu kryekuvendari Konjufca shprehu shqetësimin që qytetarëve të Kosovës vazhdon t’u mohohet e drejta për të lëvizur lirshëm në Zonën Shengen.

“BE-ja duhet të tejkalojë dallimet brenda vetes dhe të marrë vendimin e duhur, duke hequr sa më parë vizat për qytetarët tanë“, theksoi kryekuvendari Konjufca.​

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori