LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Sot Kurti e Mustafa u pajtuan që të reduktohet numri i ministrive në masën 30 për qind

Konjufca: Sot Kurti e Mustafa u pajtuan që të reduktohet numri i ministrive në masën 30 për qind

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se ka një qasje shumë konstruktive nga LDK e Vetëvendosje dhe shenjat janë që do të ketë një bashkëpunim shumë të mirë.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se tashmë ka një dakordim se qeveria e ardhshme do të ndërtohet në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së, përcjell Telegrafi.

“Qysh kur kemi hyrë në zgjedhe palët e kanë sqaruar pozicionet e tyre. Vetëvendosje ka qenë e qartë prej asaj kohe por tash edhe LDK është përfundimisht e qartë: së pari do të kemi një koalicion LDK-Vetëvendosje”.


Ai ka thënë se sot Kurti me Mustafën e Osmanin janë dakorduar për të formuar grupe punuese për të përafruar programin qeverisës.

“Një pikë e rëndësishme ku jemi pajtuar është edhe reduktimi i së paku 30% i numrit të ministrive”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Shëndetësi
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kalo në kategori