LAJMI I FUNDIT:

Konjufca ripërsërit se VV mund të votoj kandidat tjetër: Veseli s’mund të na kushtëzojë, VV dhe LDK formojnë qeverinë

Konjufca ripërsërit se VV mund të votoj kandidat tjetër: Veseli s’mund të na kushtëzojë, VV dhe LDK formojnë qeverinë

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kadri Veseli është bllokuesi i vërtet i institucioneve të Kosovës dhe se ai nuk mund të kushtëzojë askënd për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Konjufcës i cili u shpreh nga foltorja e kuvendit, qeveria duhet të formohet nga shumica e cila përbëhet nga LDK dhe VV, kurse shprehu gatishmërinë e VV-së për të votuar një kandidat tjetër të PAN-it.

“Kadri Veseli nuk është në gjendje që të na kushtëzojë për të zgjedhur qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës. Qeverinë duhet ta bëj kjo përbërje që është sot këtu, VV me LDK-në me pakicat që natyrisht do t’i bashkoheshin një mazhorance të konfirmuar në Republikën e Kosovës”.


“Qytetarët dje dhe sot po e kuptojnë kush është bllokuesi i vërtet i themelimit të institucioneve në Kosovë. Janë ata që nuk janë të pranishëm këtu sot. Pse ata nuk janë të pranishëm është sepse janë barikaduar në mënyrë të verbër prapa një figure politike e cila nuk i ka sjellë asnjë të mirë Kosovës”.

“Ata e kanë në dorë zhbllokimin e institucioneve të Kosovës. Nëse ndryshojnë kandidatin, jemi të gatshëm të shqyrtojmë një opsion të ri, të zgjedhet kryeparlamentari dhe të ecim në fazën e ardhshme, krijimin e qeverisë së Kosovës”, theksoi Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori