LAJMI I FUNDIT:

Konjufca priti në takim diplomatin belg Sassel

Konjufca priti në takim diplomatin belg Sassel

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel.

Me këtë rast, kreu i Kuvendit Konjufca, pasi i uroi mirëseardhje dhe suksese në punën e tij përfaqësuesit nga Belgjika, e njoftoi atë për punën dhe angazhimet e Kuvendit.

“Kreu i Kuvendit vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të fuqizimit të demokracisë. Në vijim të takimit, kryekuvendari Konjufca, çmoi lart bashkëpunimin e deritashëm në mes dy vendeve dhe premtoi vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftim.


Shefi i Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, nga ana e tij, falënderoi kreun e Kuvendit për pritjen, ndërkaq u shpreh i bindur se marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, do të vijojnë dhe thellohen edhe më tej edhe gjatë përfaqësimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori