LAJMI I FUNDIT:

Konjufca pranon letër urimi nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Konjufca pranon letër urimi nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në letrën e tij, zëvendëskryeministri i Malit të Zi ka uruar kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të legjislativit të Kosovës, ndërsa ka vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Shkëlqesia juaj, Me nderime të larta dhe dëshirat më të mira, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për emërimin tuaj në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Unë besoj se përvoja juaj personale dhe politike do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.


Duke përfituar nga ky rast, unë do të doja të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona bazuar në marrëdhënie të mirëbesimit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Duke i vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, unë pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, i cili do të sjell përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Republikës së Kosovës.Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë për Ju”, thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit Abazoviq. ​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori