Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen gjermane Stuttgarter-Zeitung.
Konjfuca ka folur për problemet e shumta me Serbinë, për shtetet brenda BE që akoma s’e njohin pavarësinë e Kosovës dhe për diasporën shqiptare.
Stuttgarter-Zeitung: Zoti, Konjufca, prej rreth dy javësh ju jeni në detyrë. Dini ndonjë vend të madh ndërtimi, ku ju duhet të punoni?
Glauk Konjufca: Qeveria jonë ka marrë detyrën në 4 shkurt. Ministria e Jashtme ka kaluar në një krizë të rëndë vitet e kaluara. Ka pasur një fushatë agresive të Serbisë, për të tërhequr njohjet e shteteve që kishin njohur pavarësinë. Prej tyre janë përfshirë 12 deri 15 shtete, të cilat shumica ndodhen në hapësirat e Paqësorit dhe në Afrikë.
Pra marrëdhëniet me Serbinë, mbesin si më parë problemi më i madh?
Ashtu si më parë ka tarifë të lartë për prodhimet serbe, si me asnjë vend tjetër. Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar, që së këtë ta zëvendësojmë më masën e reciprocitetit. Në anën tjetër, Serbia na bën probleme në shumë fusha, duke na e vështirësuar jetën, si për shembull, kur bëhet fjalë për njohjen e dokumenteve të Kosovës.
Në fundjavë është nënshkruar një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë rreth ndërtimit të rrugëve dhe hekurudhave. A është ky një fillim i ri?
Kjo ka ardhur si iniciativë e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vijojë nën ombrellën e BE-së. Shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, ka paralajmëruar që do ketë një përfaqësues të ri.
Josep Borrell është spanjoll – Spanja nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës është ky një problem?
Kush ka pozita brenda në BE, ai vepron i pavarur nga interesat e tashme nacionale. Disa bile shpresojnë për një përparësi të Kosovës, sepse zoti Borrell do demonstrojë pavarësinë e tij nga Madridi. Unë nuk e besoj këtë.
Krahas Spanjës, ka edhe shtete tjera të BE, të cilat nuk njohin Kosovën. Shihni aty ndonjë lëvizje?
Duhet të potencohet se ka dallime të mëdha mes shteteve, të cilat nuk na njohin. Me Greqinë kemi raporte të mira, ata na njohin edhe pasaportën. Me Sllovakinë dhe Rumaninë është në rregull, Spanja dhe Qiproja tentojnë të krijojnë pengesa për ne. Më ekstremistja është Qiproja.
Kryeministri juaj kërkon afërsi të madhe me Shqipërinë. Sa të afërta mund të bëhen këto lidhje?
Shtetet tona i lidhin shumë gjëra. Historia, kultura, gjuha, ne jemi një komb. Për këtë, bashkëpunimi për ne është shumë i thjeshtë. Ne mund të bëjmë shumë projekte me njëri-tjetrin, projekte për mirëqenien e të dyjave, që nuk do dëmtojnë asnjërin. Kjo vlen për ekonominë, turizmin dhe bujqësinë.
Flasim ne për bashkëpunim ose Bashkim?
Unë nuk mund ta shikoj të ardhmen, nuk e di çfarë do ndodhë në dekadat e radhës. Atë që mund të flas tani, ka të bëjë me thellimin e raporteve tona të mira. Për këtë punojmë.
Ju jeni edhe ministër i diasporës. Ku është diaspora më e madhe e Kosovës?
Në Gjermani. Atje jetojnë më shumë se 400 mijë kosovarë. Kurse qyteti me më shumë banorë të Kosovës është Baden-Württemberg me mbi 100 mijë.
A do dëshironit, që të gjithë që jetojnë në Gjermani të kthehen në vendlindje?
Unë dëshiroj, që të ulen largimet nga Kosova. Ne punojmë fort që të përmirësojmë kushtet e jetesës. Tek ne arsimi është i mirë dhe falas. Ne investojmë shumë para për arsimimin e banorëve tanë. Nëse këta shkojnë jashtë dhe atje përfiton nga aftësia e tij, atëherë është një humbje e madhe për shtetin tonë./Telegrafi/
Intervistën në gjuhën gjermane mund ta gjeni KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj pa vija të kuqe për koalicione: Kush më fton në tavolinë, unë i përgjigjem

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës