LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Kur të vijë momenti do t’i vizitoj të paraburgosurit në Hagë

Konjufca: Kur të vijë momenti do t’i vizitoj të paraburgosurit në Hagë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke folur për Gjykatën Speciale, tha se që nga fillimi ka qenë proces i dëmshëm.

Konjufca deklaroi se edhe deputetëve ua ka thënë në fillim se nëse nuk themelohet Gjykata Speciale, Kosova nuk do të kishte humbur asgjë.

Sipas tij, themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim, kurse tani Kosova po i kryen të gjitha obligimet që i ka për marrëveshjen ndërkombëtare, duke përfshirë edhe mbështetjen financiare sa i përket mbrojtjes.


Për mundësinë që në të ardhmen, ai t’i vizitojë ish-liderët e UÇK-së në Hagë, Konjufca tha se do t’i vizitojë të gjithë ata që gjenden në paraburgim në Hagë.

“Kur të vijë momenti për t’i vizituar ata në Hagë, do t’i vizitoj dhe do t’i takoj të gjithë atje”, tha Konjufca për RTK.

Konjufca ka folur edhe për vizitën e Kurtit në SHBA, që nga opozita është konsideruar e nivelit të ulët, për shkak se ai nuk ka arritur të takojë zyrtarë të lartë të ShBA-së.

Ai konsideroi se Kurti ka pasur takime me rëndësi për zhvillim të Kosovës, në aspektin ekonomik.

“Unë mendoj se sektori i IT-së është për të ardhme premtuese, për rininë.  Kurti që në fillim ka treguar se për çka po shkon në SHBA”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Kalo në kategori