LAJMI I FUNDIT:

Konjufca kërkon të hapen arkivat e Serbisë, thotë se në dialog nuk i është kushtuar vëmendja e duhur çështjes së të pagjeturve

Konjufca kërkon të hapen arkivat e Serbisë, thotë se në dialog nuk i është kushtuar vëmendja e duhur çështjes së të pagjeturve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që sa më parë të hapen arkivat shtetërore të Serbisë në mënyrë që të gjenden varrezat masive me trupat e shqiptarëve në Serbi.

Konjufca këto i tha gjatë takimit me Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore (ICRC), Martin Schüepp.

Ata në takim diskutuan lidhur me angazhimet e kësaj organizate për sigurimin e të dhënave për personat e pagjetur dhe zbardhjen e fatit të tyre.


Konjufca, pasi vuri në pah se në dialogun e deritashëm me Serbinë nuk i është kushtuar vëmendje e duhur çështjes së të pagjeturve, ritheksoi zotimin e institucioneve të Kosovës për adresimin e kësaj plage të hapur të luftës si një ndër prioritetet parësore.

Ai tha se tendenca e shtetit serb, që kreu gjenocid në Kosovë, ishte që trupat të mos gjenden kurrë, duke shtuar se shumë prej varrezave masive gjithandej nëpër Serbi me trupat e shqiptarëve ende nuk janë zbuluar, sepse autoritetet shtetërore të Serbisë vazhdojnë t’i mbajnë ato të fshehura. Prandaj edhe kërkoi që sa më parë të hapen arkivat shtetërore të Serbisë.

Drejtori i ICRC-së dhe i pari i Kuvendit u pajtuan për shtimin e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe koordinimin e aktiviteteve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori