Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka bërë homazhe te lapidari i të rënëve në Lagjen e Trimave (ish-Tusus) në Prizren, ku para 22 vitesh forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe vranë dhe masakruan 27 banorë të kësaj lagjeje.
Sipas një njoftimi për media, Konjufca tha se është në këtë vend për të nderuar dhe për t’u përkulur para të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për liri, duke përmendur Lagjen e Trimave si një shembull se si duhet rreshtuar në krah të luftës çlirimtare. Por, shtoi ai, ajo që brenë ndërgjegjen e të gjithëve për këto krime të kryera anekënd Kosovës nga regjimi i Serbisë, duke mos kursyer as gra e fëmijë, është fakti se ende nuk është dënuar askush.
“Ata që kanë kryer këtë masakër dihen me emër e mbiemër dhe vazhdojnë të jetojnë të lirë, pa marrë dënimin e merituar. Prandaj, është obligim i institucioneve të Kosovës dhe i secilit prej nesh që të bëjmë më shumë seç është bërë deri me tani. Të shpalosim identitetin e atyre që kanë kryer këto masakra dhe të bëjmë presion edhe te bashkësia ndërkombëtare për gjetjen e kapjen e tyre dhe të njëjtit të sillen para drejtësisë”, tha Konjufca.
Tutje ai theksoi se tashmë edhe Kosova e ka mundësinë që t’i gjykojë kryerësit e krimeve edhe në mungesë, meqë tashmë ekziston edhe ligji.
“Ndryshimi i ligjit mundëson gjykimin në mungesë dhe nuk ka asnjë justifikim për të mos filluar këto procese për secilin që dihet me emër dhe mbiemër se ka urdhëruar apo ka qenë pjesëmarrës i shumë masakrave të kryera në Kosovë”, tha ai.
Kreu i Kuvendit qëndroi edhe në shtëpitë e disa banorëve të kësaj lagjeje, familjarët e të cilëve janë vrarë në masakrën e 26 majit të vitit 1999. Me këtë rast ai u premtoi atyre angazhim institucional për ndëshkimin e kriminelëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve