LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Heroizmi i Afrimit dhe Fahriut ishte shkëndija e parë e UÇK-së

Konjufca: Heroizmi i Afrimit dhe Fahriut ishte shkëndija e parë e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot, në 32-vjetorin e rënies së heronjve të Kosovës Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, bëri homazhe dhe vendosi lule mbi varrezat e tyre në Velani të Prishtinës.

Me këtë rast, kryetari Konjufca tha se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kanë lënë amanetin e rëndësishëm se pa pushkë nuk vjen liria e Kosovës.

“Ky ka qenë amaneti më i rëndësishëm i Afrimit, Fahriut dhe gjithë heronjve. Vepra e tyre heroike ishte faktikisht shkëndija e parë e UÇK-së. Amaneti i tyre u realizua në vitin 1998, kur mijëra djem e vajza u rreshtuan përkrah Ushtrisë sonë çlirimtare, e cila e përmbylli lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, tha kryetari Konjufca.


Kryetari i Kuvendit shtoi se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu jo rastësisht prehen në varrezat e dëshmorëve në Velani, pranë aktivistit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, pasi që ai ishte frymëzim për veprën e tyre atdhetare.

“Jo rastësisht Afrimi dhe Fahriu prehen këtu të qetë së bashku me Bacën Adem prej të cilit ata u inspiruan, sepse ai ishte i pathyeshëm. Ashtu siç ishte për ta frymëzim qëndresa e paepur e Adem Demaçit, për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë do të jenë frymëzim veprat e Afrimit, Fahriut dhe të gjithë dëshmorëve që kanë rënë për lirinë e Kosovës”, theksoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori