LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Fëmijët janë e ardhmja e shtetit tonë

Konjufca: Fëmijët janë e ardhmja e shtetit tonë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.

Gjatë vizitës në SOS Fshatrat e Fëmijëve, kryetari Konjufca takoi fëmijët dhe shpërndau dhurata simbolike për ta.

Kryetari i Kuvendit tha se fëmijëve duhet t’u kushtohet kujdes i veçantë, ndërkohë që premtoi angazhim më të madh dhe të vazhdueshëm për rritjen e mirëqenies së tyre.


“Jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë përpara. Është një punë që nuk kryhet kurrë dhe duhet të bëhet në baza të përditshme, sepse fëmijët janë e ardhmja e shtetit tonë”, tha nder të tjera kryetari Konjufca.

Edhe në Qendrën Burimore “Përparimi”, kryetari Konjufca u takua me fëmijët që vijojnë mësimet në këtë qendër, ndërsa nga drejtueset e saj u njoftua me aktivitetet dhe kushtet që ofron Qendra Burimore “Përparimi” për fëmijët me nevoja të veçanta.

Kryekuvendari Konjufca, me këtë rast, bëri thirrje për një kujdes të shtuar ndaj fëmijëve dhe të drejtave të tyre, si dhe për solidaritet më të madh dhe për përpjekje të pareshtura që jetën e fëmijëve ta bëjmë më të hareshme dhe më të lumtur.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Drejtësi
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori