Ligjvënësi amerikan, Mike Turner shpreh nevojën për një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara për zbutjen e tensioneve Kosovë-Serbi, për të shmangur destabilizimin e një rajoni tjetër në Evropë ndërsa vazhdon agresioni rus në Ukrainë.
Ai i bëri këto komente në një intervistë për Zërin e Amerikës, pas një vizite në Ballkanin Perëndimor.
Kryetari i Komisionit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve shprehu shqetësimin për tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ligjvënësi Mike Turner thotë se administrata e Presidentit Biden duhet t’u kushtojë më shumë rëndësi çështjeve të pazgjidhura në Ballkan.
“Duam të sigurohemi që ndërsa vazhdon agresioni dhe brutaliteti i Rusisë në Ukranë, të mos kemi një rajon tjetër në Evropë që destabilizohet apo hyn në një konflikt të pazgjidhshëm”.
Ligjvënësi Turner thotë se në takimin me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ai e kishte bërë të qartë nevojën për themelimin e Asociacionit si angazhim i dalë nga dialogu evropian dhe që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
“Ky është një angazhim që është marrë dhe kryeministri duhet ta zbatojë”, thotë ligjvënësi Turner.
Ndërsa zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për pasoja si për Prishtinën ashtu edhe për Beogradin, nëse ato nuk i zbatojnë angazhimet e marra, ligjvënësi republikan Mike Turner thotë se duhen përpjekje diplomatike aktive dhe mbështetje për gjetjen e zgjidhjes.
“Mendoj se ky është momenti që administrata e Presidentit Biden të shtojë përpjekjet e Departamentit të Shtetit, edhe pse ambasadat tona po punojnë gjerësisht për këtë çështje. Mendoj se mund të bëhet më shumë në rrugë diplomatike”.
Kryetar i Komisionit të Përhershëm për Zbulimin i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner, thotë se Perëndimi duhet ta bëjë të qartë për udhëheqësit e rajonit të Ballkanit se besueshmëria e tyre është në pikëpyetje nëse nuk i zbatojnë angazhimet për të cilat janë pajtuar.
“Mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet ta bëjnë të qartë se kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë, por zbatimi i angazhimeve të dakorduara është një çështje shumëpalëshe mes BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës – Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe Serbisë”, thotë ligjvënësi Turner.
Duke folur për Serbinë, ndërsa Beogradi ende refuzon zbatimin e sanskioneve evropiane kundër Rusisë, Turner thotë se në takimin me Presidentin Aleksandar Vuçiq e kishte bërë të qartë qëndrimin e Perëndimit.
“Mendoj se presidenti Vuçiq po ecën në fije të perit në këtë fushë, ndërsa përpiqet të ekuilibrohet në pozicionin ku ndodhet aktualisht”, thotë Turner.
Ligjvënësi amerikan vuri në dukje investimet e shumta evropiane në Serbi dhe aspiratat e Beogradit drejt Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se Vuçiq përfundimisht i duhet të bëjë një zgjedhje.
“Unë mendoj se Kongresi është i përqendruar tek Ballkani, sepse kuptohet se nëse nuk zgjidhen disa nga çështjet, atëherë mund të kemi dy konflikte në Evropë. Dhe nëse po, do të jenë konflikte që lindin nga humbja e alternativave diplomatike dhe puna për gjetjen e zgjidhjeve diplomatike, dhe jo se konflikti është i pashmangshëm”, thotë Turner./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë