Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi sot angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut me Serbinë, duke thënë se është e domosdoshme arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që rezulton me njohje reciproke.
Ai këto komente i bëri në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Munih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, ku është takuar me kongresistin republikan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Turner.
Haradinaj e ka falënderuar kongresistin Turner për mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtet-ndërtimit, duke theksuar se përkrahja e SHBA-ve për Kosovën është jetike dhe e domosdoshme për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar kongresistin Turner për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për zhvillim ekonomik, fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përmbushjen e reformës së agjendës evropiane, procesin e tranzicionit të FSK-së në ushtri dhe përkushtimin për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Haradinaj, po ashtu shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit me SHBA-të, si përkrahësi më i madh i shtetit të Kosovës dhe popullit të saj.
Ndërsa, kongresisti Turner vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë gjatë 11 vjetëve të shtet-ndërtimit, duke konfirmuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për proceset zhvillimore në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite