Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votoi me 275 vota pro dhe 134 kundër për të përmbushur kërkesën e presidentit Donald Trump për t’u dërguar amerikanëve pagesa prej 2,000 dollarësh në përgjigje të krizës së shkaktuar nga Coronavirusi.
Vota e së hënës ka tani një të ardhme të paqartë në Senatin e kontrolluar nga republikanët.
Presidenti Trump kërcënoi javën e kaluar se do të bllokonte paketën masive të ndihmave në përgjigje të pandemisë, nëse Kongresi nuk rriste pagesat e ndihmave nga 600 në 2,000 dollarë dhe nuk shkurtonte shpenzime të tjera.
Ai u tërhoq nga kërkesat e tij të dielën ndërkohë që po afrohej një mbyllje e mundshme e qeverisë federale në mungesë të fondeve.
Ligjvënësit demokratë kanë këmbëngulur prej kohësh për pagesat prej 2,000 dollarësh dhe kanë shfrytëzuar këtë moment të rrallë mirëkuptimi me presidentin për të arritur kërkesën e tyre, ose për të detyruar republikanët të shprehen zyrtarisht kundër këtij propozimi në votën e së hënës.
130 republikanë, dy ligjvënës të pavarur dhe dy demokratë dolën kundër këtij propozimi në votën e së hënës.
Presidenti e nënshkroi paketën prej 2.3 trilionë dollarësh, ndërkohë që vazhdoi të këmbëngulte për pagesat prej 2,000 dollarësh.
Projektligji i firmosur nga presidenti përmban 1.4 trilionë dollarë për shpenzimet qeveritare dhe 892 miliardë dollarë për ndihma për pandeminë.
Nuk është e qartë se si do të reagojë Senati i kontrolluar nga republikanët ndaj masës ligjore për të rritur pagesat nga 600 në 2,000 dollarë. Disa senatorë janë shprehur se kjo masë do të rriste me miliarda dollarë paketën e ndihmave.
Senati do të mblidhet të martën. Udhëheqësi i shumicës republikane, Mitch McConnell nuk e përmendi këtë element të dielën, kur përshëndeti firmosjen e paketës financiare nga presidenti.
Miliona familje amerikane po rezistojnë në këtë periudhë krize me fondet që marrin nga asistenca e papunësisë dhe ndihmat e dhëna për pandeminë. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet