LAJMI I FUNDIT:

Kongresi kërkon të dëgjojë Ivankën dhe Donald Jr për çështjen ruse

Kongresi kërkon të dëgjojë Ivankën dhe Donald Jr për çështjen ruse

Kongresi amerikan kërkon të thërrasë si dëshmitarë dy fëmijët e presidentit Donald Trump, Ivankën dhe Donald Jr, si dhe drejtorin financiar të “Trump Organization”, Allen Weisselberg.

Këtë njoftim e bëri presidenti i këtij komisioni, Elijah Cummings, pasi dëgjoi ish-avokatin e presidentit amerikan, Michael Cohen.

Cohen ka përfshirë në deklaratat e tij këta të tre si dhe shumë persona të tjerë për sa i përket negociatave me rusët për projektin e një “Trump Tower” në Moskë. /bw/