LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet një sasi armësh dhe municioni në Pejë

Konfiskohet një sasi armësh dhe municioni në Pejë
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë periudhës 6 tetor deri 13 tetor ka konfiskuar armë dhe municione të ndryshme që janë gjetur te të dyshuarit, të cilët këto armë i mbanin në mënyrë të kundërligjshme.

Më 6 tetor në fshatin Vitomiricë, në një kafiteri, është sekuestruar një revole “Ekol” dhe karikator te personi Sh.K., i cili është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit është ndaluar për 48-orë.

Ndërsa gjatë një kontrolli në një kafiteri tjetër po në Vitomiricë, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë prodhim çekosllovak, një karikator dhe 18 fishekë, një pushkë automatike AK 47 prodhim kinez, një karikator me 28 fishekë, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar U.R. dhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48-orë.


Sektori i hetimeve në Pejë, përmes rrugëve operative ka zbuluar se i dyshuari shtetasi M.H. kishte në posedim armë zjarri pa leje. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar, një pistoletë prodhim kinez, shtatë fishekë dhe një karikator, një pushkë ajrore dhe 70 diabola.

Në vazhdën e operacionit policor është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie dy tytëshe, prodhim turk, për të cilën i dyshuari N.D. nga një fshat i Istogut nuk posedonte leje. Për çështjen është iniciuar rasti për veprën mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Të dyshuarit e rastit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar për të vazhduar me procedure të rregullt.

Konfiskim armësh ka pasur edhe në rrugën “Nikolla Teslla” në Pejë, ku pas të shtënave me armë zjarri, policia tek i dyshuari F.Z., i cili është arrestuar me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë TT, një karikator dhe tre fishekë.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori