LAJMI I FUNDIT:

Konfiskim veture, gjobë 500 euro dhe ndalim vozitje për 6 muaj ndaj një shoferi në Mitrovicë

Konfiskim veture, gjobë 500 euro dhe ndalim vozitje për 6 muaj ndaj një shoferi në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka hasur në një shofer duke vozitur derisa i njëjti kishte masën mbrojtëse për ndalim vozitje.

Ndaj të njëjtit, policia ka shqiptuar gjobën 500 euro, konfiskim të veturës si dhe masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë muaj.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë parë.


Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj”, thuhet në njoftim./Telegrafi/