Unbox Therapy, njëri prej kanaleve më të famshme në YouTube me më shumë se 5M abonentë përfundimisht ka marrë disa nga pamjet preliminare të iPhone 7 Plus (i cili thuhet se mund të quhet edhe ‘iPhone 7 Pro’).

Në modelin e ri të iPhone me ekranin masiv prej 5.5-inç shihen ndryshimet në dizajn, duke përfshirë edhe dy kamerat, mungesa e portit për dëgjuese, Smart Connector si dhe opsioni i iPhone me ngjyrë të kaltërt.


iPhone 7 Plus pritet të jetë edhe më i hollë sesa paraardhësi i tij - iPhone 6S Plus.

Tashmë dihet se iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus janë në fazën e prodhimit dhe se data e debutimit të tyre zyrtar do të jetë në shtator.

E vetmja gjë që ende nuk dihet përfundimisht për modelet e reja të iPhone nga Apple është emri final të cilin do ta vendosë kompania si shtesë, me të cilën ne do ta njohim secilin model.