Sulmuesi nga Kosova, Fatjon Bunjaku është prezantuar gjatë ditës së sotme (e shtunë) te skuadra nga Superliga e Shqipërisë, Elbasani.

Para disa ditësh, portali Telegrafi raportoi ekskluzivisht arritjen e marrëveshjes mes Malishevës dhe Elbasanit për transferimin e Bunjakut këtë verë.


Telegrafi mëson se Elbasani ka paguar 50 mijë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa Malisheva mban 30 për qind të shumës nga shitja e ardhshme.

Transferimin e tij tani e ka konfirmuar edhe vet klubi shqiptar me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Fatjon Bunjaku është verdheblu. Sulmuesi premtues i Kosovës U21 i bashkohet familjes verdheblu!”.

“Me përvojë në elitën e futbollit kosovar me Gjilanin, Trepçën dhe së fundmi Malishevën, ku mori pjesë në Conference League, Bunjaku vjen për të sjellë energji, cilësi dhe gola në sulm”, thuhet në njoftimin e Elbasanit. /Telegrafi/

telegrafi sport app