LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet: Delawie nesër shkon te Grupi Parlamentar i LDK-së

Konfirmohet: Delawie nesër shkon te Grupi Parlamentar i LDK-së

Zyrtarë të LDK-së kanë konfirmuar të hënën se ambasdori i SHBA-së, Greg Delawie, do të shkojë te Grupi Parlamentar i LDK-së në përpjekje që t’ua ndryshojë mendjen që ta japin votën e tyre për Demarkacionin.

Deputeti Ismet Beqiri, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se në asnjë mënyrë Delawie nuk do të vije në takim për të bindur deputetët të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, siç u raportua në media.

“Takimi i nesërm i grupit është për t’u informuar për zhvillimet aktuale, para mocionit që do të vijë të mërkurën në Kuvend, po ashtu sot është mbajt një takim mes ambasadorit Delawie, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli e për këtë dëshirojmë të informohemi nga dora e parë edhe për takimin edhe për zhvillimet aktuale pra kjo është esenca e takimit të nesërm”, ka theksuar Beqiri.