LAJMI I FUNDIT:

Konferencë dyditore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë

Konferencë dyditore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë

Sot nis konferenca dyditore “Qytetet e Forta në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë”.

Në hapjen e kësaj konference merr pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

Në këtë konferencë gjithashtu do të marrin pjesë dhe ambasadori amerikan,  Greg Delawie, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, kryeimami i Bashkësisë Islame në Kosovë,  Sabri Bajgora,  kryetari i Komunës se Pejës, Gazmend Muhaxheri etj.


Aktiviteti organizohet nga ‘Strong Cities Network’, ICITAP-i dhe OSBE-ja, i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të ShBA-ve.