Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës “Derisa çdo grua të mos jetë e lirë nga dhuna, asnjë prej nesh nuk do të jetë vërtetë e lirë”.
Osmani ka përmendur luftën duke shtuar se Kosova dhe Kolumbia mund të jenë të ndara nga oqeane, por janë të lidhura nga një e kaluar e përbashkët e dhimbshme dhe janë të përkushtuara për të ngritur zërin për drejtësinë, raporton KosovaPress.
“Ne qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet tona për të promovuar agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë, një agjendë që e shohim si një element qendror për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në mbarë botën.
Megjithatë, arsyeja kryesore që unë qëndroj para jush sot janë dy zonjat e hekurta të ulura mes jush, Vasfija dhe Shyhreti, dy nga 20,000 të mbijetuarat e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë. Historitë e tyre, dhimbja, lufta e tyre, por më e rëndësishmja, guximi dhe qëndrueshmëria e tyre duhet të jenë të njohura për të gjithë. Ndërsa asnjë fjalim nuk mund t’i përshkruaj vuajtjet e tyre, unë jam e bindur se prania jonë sot këtu, prania jonë së bashku është ajo që i mban ato që të vazhdojnë të luftojnë për drejtësi. Ata nuk kanë nevojë për keqardhjen tonë”, tha Osmani.
Presidentja Osmani ka thënë se ashtu si konflikti i gjatë me dekada në Kolumbi, lufta e fundit në Kosovë, ndonëse krejtësisht ndryshe, ishte një luftë me plagë të thella, veçanërisht për më të pambrojturit.
Ajo ka përmendur se dhuna seksuale u përdor si një armë lufte nga regjimi i Millosheviqit, duke u shkaktuar vuajtje të mëdha të mbijetuarve dhe shoqërisë në përgjithësi.
“Unë me të vërtetë besoj se njohja e kësaj historie të dhimbshme është hapi i parë drejt shërimit dhe parandalimit. Është thënë shumë herë, dhuna seksuale dhe konfliktet janë nga krimet më të tmerrshme që ka njohur njerëzimi. Ajo shkon përtej dëmtimit fizik. Ajo shkatërron jo vetëm individë, por familje, komunitete dhe shoqëri të tëra. Është një armë lufte që është projektuar qëllimisht për të shkaktuar dëme midis brezave.
Adresimi i kësaj nuk është vetëm thelbësor për dinjitetin e të mbijetuarve, por për vetë integritetin e humanitetit tonë të përbashkët. Kjo është arsyeja pse unë e përgëzoj Kolumbinë për vënien në qendër të vëmendjes nevojën për tu përqendruar ndaj mbijetuarve në përpjekjet tona për drejtësinë restauruese dhe ndërtimin e paqes”, shtoi Osmani.
Presidentja shtoi se zgjedhja për të përdorur dhunën seksuale si armë lufte është një zgjedhje e qëllimshme.
“Qëllimi është të thyhet shpirti i një kombi. Ndërsa regjimi i Millosheviqit shënjestroi brutalisht gratë, vajzat dhe madje edhe burrat tanë, kriminelët e luftës nuk ishin të përgatitur të përballeshin me vendosmërinë e palëkundur, shpirtin e pathyeshëm dhe popullin e qëndrueshëm të Kosovës, një popull që nuk do të thyhej kurrë, një popull që do të ngrihej nga hiri i luftës për t’u bërë burim fuqizimi, solidariteti dhe mbështetjeje jo për njëri-tjetrin brenda vendit tonë, por edhe për të tjerët në nevojë kudo në botë.
Për një kohë të gjatë, edhe të mbijetuarit jetuan në heshtje në shtëpitë e tyre, të rënduar nga stigma dhe të anashkaluar nga sistemi që kishte për qëllim t’i mbronte ata. Por heshtja nuk mund të japë drejtësi. Pikërisht atëherë kuptuam se lufta për të drejtat e të mbijetuarve duhet të jetë në qendër të shërimit tonë kolektiv. Ne e kemi ngulitur këtë agjendë në vetë strukturën e punës sonë, jo vetëm në zyrën e presidentit, por edhe në institucione të tjera, duke siguruar që zërat e të mbijetuarve të dëgjohen, vlerësohen dhe fuqizohen”, ka theksuar ndër të tjera Osmani. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kandidatja për deputete nga “Lista për Familje”: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

ASH-Sela: MPB po kthehet në organ partiak të OBRM-PDUKM-së, derisa nga VLEN vazhdojnë të heshtin

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij