Rita Ora ka mbajtur një koncert të suksesshëm në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Ajo ka performuar para mijëra qytetarëve këngët e saj më të suksesshme, ndër to edhe hitin e fundit “Girls”.
Momenti më kulminant ka qenë ai kur artistja shqiptare për herë të dytë pati shansin që para shqiptarëve të ekzekutojë vallen e Rugovës.
Ndërkohë, pas përfundimit të “Lonely together”, Rita ka bërë një përshëndetje për mikun e saj të ndjerë, DJ Aviciin, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.
Tutje, ajo ka përfunduar performancën e saj me këngën “Anywhere”.
E veshur me stil dhe rrethuar nga balerinë profesionistë, Ora dhuroi një performancë të veçanta para mijëra shqiptarëve që shkuan për të parë interpretimin e saj.
Koncerti i saj i plotë është publikuar për fansat e saj edhe në kanalin Youtube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3bHEvnTIPgY