Telegrafi

Kona shkollor – Trendi i këtij viti që çdo nxënës duhet ta ketë ditën e parë të shkollës!

Dita e parë e shkollës është një përzierje ndjenjash për prindërit dhe veçanërisht për fëmijët që fillojnë për herë të parë udhëtimin e tyre drejt dijes.

Përderisa fillimi i vitit shkollor në shumë vende të zhvilluara festohet në mënyra nga më të ndryshmet, vitet e fundit kësaj ngjarje shumë të rëndësishme po i kushtohet një vëmendje shumë e madhe edhe në vendin tonë.

E për ta bërë këtë ditë edhe më të veçantë, Vitorja Decor duke u inspiruar nga vendet e zhvilluara ka sjell një risi të bukur dhe krijuese të një produkti shumë special i cili ndryshe njihet edhe si Koni Shkolor –  një dhuratë unike për fëmijët që fillojnë klasën e parë.

Çka është Koni Shkollor?

Koni shkollor cilësohet si një dhuratë e veçantë e cila u jepet fëmijëve në ditën e parë të shkollës, si një lloj ngushëllimi dhe mbështetje për ta, ndërsa përballen me një ambient të ri shkollor. Koni ka formë koni dhe është i zbukuruar me dizajne dhe ngjyra të ndryshme.

Brenda konit ka hapësirë për tu mbushur me bonbone, materiale shkollore dhe ëmbëlsira. Mbështillet sipër me letër me ngjyra dhe lidhet me një fjongë të bukur. Koni shkollor vie tek ju si një dhuratë magjike e cila është krijuar për të bërë ditën e parë të shkollës një përvojë të paharrueshme.

Origjinat dhe evolucioni i Konit Shkollor

Koni shkollor daton që nga fillimi i shek.19 dhe që nga ajo kohë është bërë një pjesë e pazëvendësueshme e kulturave të shumë vendeve dhe pritet me padurim nga fëmijët e vegjël dhe familjet e tyre.

Fillimisht kjo dhuratë mbushej me materiale shkollore si lapsa, fletore dhe artikuj të tjerë të nevojshëm por me kalimin e kohës përmbajtja e konit shkollor u zgjerua për të përfshirë jo vetëm artikuj shkollor, por gjithashtu një sërë bonbonesh dhe lodrash argëtuese.

Ku mund të blej një Kon Shkollor për fëmiun tim?

Përderisa nëpër botë ky produkt kaq i veçantë mundësohen tash e sa kohë nga Amazon e shumë brende tjera, viteve të fundit edhe Vitorja Decor e ofron këto produkt në Kosovë dhe Shqipëri me kosto shume të arsyeshme dhe në një llojllojshmëri dizajnesh, për djem dhe vajza.

Duke vizituar uebfaqen tonë këtu apo përmes faqes zyrtare në Instagram @vitorjadcor, ju mund të bëni porosi dhe të njoftoheni me të gjitha detajet e nevojshme.

Nxitoni të bëni porosi në datat e paracaktuara si në website dhe bëni ditën e parë të shkollës të paharrueshme me një dhuratë unike nga Vitorja Decor!