“Me fjalët duhet të jemi të kujdesshëm njësoj si me veprimet tona.” (Ciceroni)
Komunikimi ynë i përditshëm ka zënë të behët një çështje vërtet shqetësuese. Kohëve të fundit sikur spikat një prirje destruktive e njerëzve në debat për theksimin ekstrem të dallimeve të të gjitha ngjyrave me tendenca të lartësimit deri në fetish të asaj që është e identifikuar si e vetja dhe të përdhosjes se gjithçkaje që i përket palës tjetër.
Në favor të këtij konstatimi flasin dhjetëra qindra postime në Facebook ku dominon një diskurs i tillë.
Duket se njerëzit aq me fanatizëm janë të lidhur për grupimeve politike dhe religjioze sa pothuaj është e pamundur që të komentosh një fenomen apo dukuri shoqërore e ku dikush nuk e ndien të cenuar interesin e ndonjërit.
Njerëzit sikur e kanë identifikuar llojin e vet dhe për atij lloji e kanë çimentuar fatin e tyre! Nëse shkruan diçka kundër partive në qeveri “friendsat” nga partitë e opozitës ta bëjnë “like” dhe presin me padurim se edhe nesër do t’i kënaqësh me të njëjtin ushqim. Dhe, kur herën tjetër, ushqimi për ta ka një shije pak më ndryshe, meqë ke goditur elemente negative të partisë apo liderit të tyre, ose vetëm ke mbrojtur të drejtën e komunitetit që ata nuk i takojnë, të njëjtit do të rrinë të heshtur, ose do të shquhen me reagime të ashpra kundrejt teje.
Sot shkruan diçka që mbron komunitetin e fesë katolike dhe “mrekullia” shfaqet para teje: të gjithë katolikët i gjen të rreshtuar pas vetes. Të nesërmen shkruan diçka që mbron të drejtat e komunitetit mysliman dhe e sheh se miqtë katolikë i ke humbur! Por nuk je i vetmuar, sepse para teje ke miqtë myslimanë që t’i rrahin supet! Ata që kur ke shkruar në favor të religjionit tjetër, kanë heshtur, ose të kanë sharë.
Pse njeriu ynë sot është aq egoist,i veçuar, paranoik dhe paragjykues!?
Gati nuk mund të shkruash asgjë pa u keqkuptuar dhe pa u identifikuar si i shitur të dikush, kundër dikujt tjetër. Nëse nuk gjejnë asnjë element që të bashkon me ndonjë grup “luftarak” kanë për të shpallur kontrovers, ose inkonsistent. Sipas tyre nuk je konsistent kur mbron dhe promovon vlera universale. Je kontrovers, sepse herë po gjuan në të majtë e herë më të djathtë! Duhet të gjuash vetëm në një drejtim deri në fishekun e fundit! Ata duan t’u ndihmosh atyre në misionin e tyre. Sipas tyre objektiviteti është diçka që nuk ekziston. Thjesht, nuk mund të jesh neutral. Edhe me ne edhe me ata.
Të gjithë janë të ngulur në një hu dhe duan që edhe ty të shohin po ashtu të ngulur diku. Gati secili individ që poston një mendim të vetin apo të huajin, duket se ka një mision të caktuar. Njëmijë miq në Facebook – 900 prej tyre misionarë!
Njeriu që fyen në mënyrën më të vrazhdët tjetrin, në vend që të injorohet e të mos i jepet vëmendje, ti e sheh se është bërë hero i mijëra njerëzve. Si mund ta aplaudosh dikë që shan tjetrin vetëm pse mendon apo beson ndryshe? Si mund ta pëlqesh dike që çdo ditë kujdeset për ta karikuar deri në ekstrem besimin apo idhullin e tjetrit?! Pse nuk lihen njerëzit rehat me idhujt e tyre?
Nuk janë idhujt ata që i shtyjnë njerëzit për të bërë vepra të këqija, por është pikërisht paragjykimi që kanë për të tjerët. Ne duhet të ç ‘mësohemi nga mësimet e këqija sipas të cilave bota është e përbërë nga ne dhe të këqijtë! Nëse nuk e bëjmë këtë ne do ta gjejmë armikun në njëri tjetrin nga paragjykimi dhe paranoja se ai më urren pse nuk jam si ai. Apo, ai më urren, sepse unë e urrej atë!!!
Për mendimin tim ne shqiptarët sot jemi subjekt potencialisht i prekshëm i radikalizmit dhe ekstremizmit të çfarëdo lloji qoftë ai, politik, fetar a kulturor. Kështu si sot kurrë nuk kemi qenë më parë. Kjo tregon krizën tonë morale dhe intelektuale ku kemi rënë. Dhe jemi njerëz shumë me fat që terrorizmi i vërtetë ende nuk ka trokitur në derën tonë. A nuk e shihni se si po ia shtrojmë udhën çdo ditë me opinionet tona ekstreme dhe radikaliste. Ne po zbrazim mijëra bomba fjalësh kundër njëri tjetrit. Dhe, kur ndodh një akt terrori që merr shpirtra njerëzish, secili po dalim me statuse se sot qenkemi me viktimat! A s’është kjo një hipokrizi!?
Ciceroni i Romes së lashtë jo kot thoshte se me fjalët duhet të jemi të kujdesshëm njësoj si me veprimet tona. A kuptojmë ne se çdo veprim yni origjinën e ka nga mendimet tona. Ne duhet të pushojmë me opinionet që në vend të tolerancës mbjellin urrejtjen dhe mos durimin. A po kuptojmë se edhe në emër të luftës për terrorizmin po bëjmë terror në kulturën dhe dinjitetin e tjetrit? Ne nuk mund ta ndalim terrorin që po shkaktojnë të tjerët, por mund ta ndalim terrorin që po i shkaktojmë ne vetë njëri tjetrit në rrjetet sociale, media dhe kudo që po na jepet rasti të komunikojë së bashku.
“Shumë njerëz sot janë të merakosur se si të ndalet terrori, thotë intelektuali i shquar amerikan Noam Chomsky. “Po është një zgjidhje shumë e lehtë, thekson ai: pusho të participosh në terror…”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës