Nga: Daut Dauti
Këto dy letra ruhen në arkivin e Foreign Office-it britanik dhe kanë të bëjnë me Ibrahim Rugovën e për këtë arsye edhe me fillesat e korrespondencës diplomatike të Kosovës. Letra e parë (e datës 6 dhjetor 1991) i është dërguar Douglas Hurdit nga Ibrahim Rugova, i cili shkruan në cilësinë e kryetarit të Këshillit Koordinues të partive politike të Kosovës, por edhe në emër të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Ibrahim Rugova e falënderon vendimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane për sanksione ndaj Serbisë dhe Malit të Zi. Njëkohësisht edhe ankohet që këto masa do ta dëmtojnë popullin e Kosovës (më se 90 për qind shqiptarë) dhe për këtë arsye, Rugova bënë me dije se Kosovës i duhet ndihmë. Letra është e shkruar mirë sikur të mos ishte një gabim te titulli apo funksioni i Dougllas Hurdit, të cilit Rugova i drejtohet me titullin ministër. Në fakt, në këtë kohë Hurd ka qenë sekretar (foreign secretary) në qeverinë e Margaret Thatcherit. Ai ka qenë ministër i shtetit për Evropë, më herët.
As atëherë e as sot shumica e politikanëve dhe gazetarëve në Kosovë nuk e kanë të qartë se në qeverinë britanike ka sekretarë dhe ministra. Por, sekretari është pozitë më e lartë se ministri. E, kultura politike në Kosovë është e tillë sa që sekretari konsiderohet si punë administrative e që është në kundërshtim me rastin britanik. Pra, në këtë letër Douglas Hurd del në pozitë më të ulët seç ka qenë në realitet. Në diplomaci ky nuk është gabim i vogël.
Në letrën e dytë (data 12 dhjetor 1991) ambasada britanike në Beograd kërkon udhëzim nga Foreign Office-i në Londër se si duhet bërë punës së letrës së Ibrahim Rugovës, i cili këtu cilësohet si pretendues shtetëror (përdoret shprehja diplomatike franceze ‘soi-disant’ që d.m.th. i ashtuquajturi apo i vetëemëruari). Duhet t’i kthehet përgjigje apo jo? Nëse i kthehet përgjigjja, faktikisht ai do të njihej si kryetar së bashku me organet shtetërore të Kosovës. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Prandaj, Foreign Office sugjeron se Rugova nuk duhet të injorohet tërësisht. Por, duhet t’i kthehet një përgjigje në ndonjë lloj forme sa për t’ia bërë me dije se letra ka arritur në cak.
Diplomacia është një lloj fizkulture që kërkon eskivazhe në disa raste. Tashti është mirë që ambasadori britanik në Prishtinë nuk e ka këtë problem. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

DUKE FOLUR ME IDIOTË

E vërteta, sipas Dritëro Agollit

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës