Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve më të vogla.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, thuhet në raportin e LAMM.


LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan - Maqedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.

Sipas informacioneve të NP "Rrugët e Maqedonisë", në aksin rrugor A3 Dellçevë - Makedonska Kamenicë akoma ka rrëshqitje të dheut, ndërsa qarkullimi zhvillohet i devijuar./Telegrafi/