Komunat gati për vaksinimin masiv antiCOVID, MSh angazhon 422 infermierë shtesë
![Komunat gati për vaksinimin masiv antiCOVID, MSh angazhon 422 infermierë shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/vaksinimi-antiCOVID-19-ne-sallen-1-Tetori-foto-Ridvan-Slivova-18-1-780x439.jpg)
Autoritetet shtetërore të shëndetësisë̈ nga 15 qershori kanë paralajmëruar vaksinim masiv kundër COVID-19.
E për t’u realizuar ky proces të gjitha komunat tashmë kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe deklarojnë se janë gati për vaksinimin në masë. Krahas ekipeve mjekësore autoritetet komunale kanë përgatitur edhe hapësirat ku do zhvillohet procesi i imunizimit e që kryesisht janë përzgjedhur salla kulturore dhe sportive.
Në Prishtinë procesi i imunizimit masiv do të vazhdojë në sallën “1 Tetori”.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Rrezart Halili thotë për KP se tanimë kanë bërë trajnimin e profesionistëve shëndetësorë dhe se i kanë dakorduar planet me MSh-në dhe IKSHPK-në në mënyrë që ky proces të realizohet pa telashe.
“Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me MSh-në edhe IKSHPK-në i ka bashkërenduar të gjitha forcat që më 15 qershor kur të fillon vaksinimi masiv të kryhet në mënyrën më të mirë. E dimë që edhe në MSh është hapur një konkurs për staf shtesë me qëllim që të mobilizohemi të gjithë dhe të ofrohet një shërbim cilësor…
Një numër i madh i stafit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare janë trajnuar në këtë aspekt të ofrimit të shërbimeve për imunizimin për COVID-19. Besoj që me ndihmën e MSh dhe me ekipet që janë në dispozicion momentalisht dhe që ndoshta do të nevojiten me kohë varësisht nga interesimi i qytetarëve me imunizim do t’ia të ofrojmë një shërbim cilësor”, u shpreh Halili.
Krahas kryeqytetit përgatitjet e nevojshme për fillim të procesit të vaksinimit masiv janë bërë edhe në komunën e Mitrovicës Jugore.
Mjekja Shefkate Sylejmani, shefe e sektorit të vaksinimit në Mitrovicë, thotë se me 12 ekipet sa i kanë në dispozicion do t’ia dalin.
Sylejmani thotë se aktualisht janë të pajisur vetëm me tipin e vaksinë anti-COVID, Pfizer.
Shefja e sektorit të vaksinimit në Mitrovicën Jugore thotë se brenda ditës po vaksinohen deri në 200 persona.
“Jemi munduar maksimalisht që t’i bëjmë përgatitjet për startimin e vaksinimit në masë…Mendojmë se me 12 ekipe do t’ia dalim…Pjesën teknike veç kemi arritur ta rregullojmë, vaksinimi bëhet këtu në Qendrën e kulturës, ku ambienti është i përshtatshëm…
Aktualisht kemi vaksina sa kemi kërkuar, do të thotë për pesë ditë…Zakonisht 200 (vaksina) marrim brenda një dite, do të thotë gjithsej 1 mijë vaksina, nuk marrim më tepër…Nga Ministria e Shëndetësisë jemi njoftuar që përmes platformës E– Kosova, prej moshës 18 vjeçare mund të aplikojnë të gjithë personat që kanë sëmundje kronike. Momentalisht kemi vaksinën e Pfizer-it, të cilën më tepër po e adhurojnë popullata”, u shpreh ajo.
Përgatitje të hapësirës por edhe stafit për të nisur vaksinimi masiv ka bërë edhe Prizreni.
Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Narqize Hoxhaj deklaroi se edhe kjo komunë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë fazë të vaksinimit.
Ajo thotë se krahas 8 ekipeve mjekësore po planifikojnë të rrisin kapacitetet mjekësore deri në 18 njësi me qëllim që të ofrohen shërbime sa më të mira.
Hoxhaj tutje deklaroi se edhe vaksinimi masiv në Prizren do të realizohet në sallën e sporteve “Sezai Surroi”, pasi që konsideron se është hapësira më e favorshme për këtë proces.
“Vaksinimi është duke vazhduar tash e disa muaj, pritet të bëhet vaksinimi masiv i qytetarëve të Prizrenit. Ne jemi të përgatitur për këtë vaksinim. I kemi ekipet e vaksinimit të cilat janë profesionistët ë trajnuar dhe për momentin kemi 8 ekipe që janë duke e kryer vaksinimin dhe një ekip dhe katër infermierë. Planifikohet që në të ardhmen të bëhet 18 ekipe të vaksinimit, kështu që besoj që do të kryejmë me sukses sikurse deri tani….
Vaksinimi është duke u kryer në Qendrën Sportive ‘Sezai Surroi’ dhe aty do vazhdojmë të kryhet vaksinimi tutje për këtë vaksinim masiv….besojmë që është mjaftë hapësirë e madhe dhe i plotëson të gjitha kushtet dhe për momentin që është me hapësira më të mëdha për komunën e Prizrenit”, tha ajo.
Në një përgjigje me shkrim për KP, Ministria e Shëndetesisë ka njoftuar se tashmë ka përfunduar konkursi për 422 infermiere shtesë, ndërsa parashihen edhe 190 specializantë në proces të vaksinimit.
“Në kuadër të Planit të Veprimit parashihet rritja e kapaciteteve në resurse humane, që nënkupton rritjen e ekipeve të vaksinimit nga 89 sa janë aktualisht në 279, është përfunduar konkursi për 422 infermierë shtesë, do të angazhohen edhe 190 specializantë në vaksinim, janë siguruar pajisjet e nevojshme mbrojtëse për stafin.
Vaksina janë siguruar aktualisht dhe pritet ardhja edhe vaksinave të tjera, është ndërtuar Moduli i vaksinimit në Sistemin e Informimit Shëndetësor si dhe janë shtuar hapësirat e reja të vaksinimit në 30 komuna të Kosovës. Gjithashtu, janë kryer edhe përgatitje të tjera logjistike që procesi të nis javën tjetër”, thuhet ndër të tjerash në përgjigjen e MSh-së.
MSh ka njoftuar se ashtu siç është paraparë në Plani Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 me vaksinimin masiv krahas moshës mbi 65 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike, planifikohet edhe vaksinimi i mësimdhënësve.
“Sa u përket kategorive, ato janë të përcaktuara në Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 ku në fazën e dytë është duke u bërë vaksinimi i personave mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, për të vazhduar më pastaj me mësimdhënësit, shërbimet e sigurisë që janë të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19 dhe pastaj me kategoritë e radhës sipas fazës tjetër (fazës III)”, deklaroi MSh.
Deri tani në Kosovë janë vaksinuar mbi 92 mijë qytetarë të moshës mbi 65 vjeç. Ndërsa, aktualisht Kosova është duke bërë shpërndarjen e vaksinave të llojit Pfizer dhe AstraZeneca të pranuara donacion nga COVAX-i.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramushi-strukturat-780x439.jpg)
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë
![Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Forcimi i mbrojtjes ajrore e raketore, Shqipëria e Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480062286_10163987282167985_5672190085345631262_n-e1739557257511-780x439.jpg)
Forcimi i mbrojtjes ajrore e raketore, Shqipëria e Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara