Komuna Qendër u përgjigjet akuzave të OBRM-PDUKM

Shërbimi i Komunës Qendër prej orës 6:00 sot në mëngjes janë në terren me tërë makinerinë dhe vetëm sot janë hedhur 55 tonë kripë nëpër rrugët e Komunës, theksohet në reagimin e komunës në akuzat e OBRM-PDUKM-së se rrugët janë të papastruara në komunën Qendër, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Nga komuna informojnë se të gjitha lagjet më të afërta dhe më të largëta janë pastruar.
“Janë pastruar edhe rrugët në vendet më të larta në Vodno dhe Kërnjev, si dhe Maxhir Mëhalla. Xhiroja e fundit e shërbimeve është bërë në orën 15:30 dhe situata në të gjitha rrugët është mirë”, theksohet në reagimin nga komuna Qendër. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































