Në Kosovë është duke zhvilluar raundi i dytë i votimeve në 18 komuna në kuadër të Zgjedhjeve Lokale.

Derisa procesi zgjedhor është duke u zhvilluar normalisht, me disa incidente të vogla të raportuara si votimi me asistencë, deri në ora 11:00 kanë dalë 6.24 për qind e qytetarëve.


Por, cila është komuna që po prinë me daljen më të madhe deri në ora 11:00?

Mamusha po i prinë listës me dalje, ku 20.42 për qind e qytetarëve në këtë komunë kanë ushtruar të drejtën e tyre, apo 896 persona, një dalje më e ulët nga raundi i parë, pasi deri në këtë orë kishin votuar 21,51 për qind, raporton Telegrafi.

Më pas vije Juniku, ku kanë votuar 16,72 për qind apo 811 persona, që është një dalje më e lartë se raundi i parë ku kishin dalë 15,19 për qind.

Pas tyre vije Obiliq, ku 10,08 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, apo 2,641 persona, që është një dalje më e lartë se raundi i parë – 9,84 për qind.

Më poshtë mund ta shikoni listën, derisa të gjitha të dhënat e plota mund t’i shikoni në faqen e KQZ-së. /Telegrafi/