Komuna e Vushtrrisë ka pranuar donacion nga Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë, në kuadër të projektit të bashkëpunimit civilo-ushtarak e që përfshihen tre defibrilatorë.

Pranimi i donacionit është bërë nga nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, ndërsa është dorëzuar nga zëvendësdrejtoresha e Çështjeve të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Mateja Rokvic, shkruan Telegrafi.


“Defibrilatorët do të vendosen në objektin e Komunës së Vushtrrisë, në Qendrën e Mjekësisë Familjare-1 dhe në fshatin Prelluzhë. Po ashtu, pjesë e donacionit kanë qenë edhe pajisje për të ofruar trajnime se si përdoren defibrilatorët”, thuhet në njoftim.

Paraprakisht trajnime për përdorimin e defibrilatorëve janë zhvilluar me zyrtarë të Drejtorisë së Shëndetësisë, Drejtorisë së Arsimit, stafi i QKMF-së, Policinë e Kosovës në Vushtrri, zjarrfikësit dhe Kryqin e Kuq.

463217322 878803081048159 6815505234297384128 n Një defibrilator

Defibrilatorët janë pajisje emergjente që përdoren në raste të arrestit kardiak. /Telegrafi/