Komuna e Tetovës humbi betejën me shpronësimin, Kasami këtë e sheh si presion

Komuna e Tetovës humb betejën me palën e cila për vendin e nacionalizuar para rreth tre dekadash, që vlente vetëm 50 000 euro, komunës i mori 1.1 milion euro. Këtë sot e konfirmoi Gjykata e Apelit në Gostivar, vendimi i së cilës i jep të drejtë palës. Ndërkohë komuna me gjasë, do të humb edhe rreth 500.000 euro të tjera në emër të kamatës, kjo, shkaku i mos informimit as nga përmbaruesi e as nga Ministria e Financave për përfundimin e procesit. Kasami këtë e konsideron si presion politik ndaj tij, me qëllim që, komuna të mos mund të realizoj projektet e parapara.
“Përfundimisht konfirmohet zhvatja e 1.1 milion euro nga qytetarët e Tetovës dhe më këtë na mbyllet edhe mundësia e fundit për përmirësimin e gabimit që ne vlerësojmë se është bërë. Tashmë mbetet edhe pjesa tjetër për të cilën nuk kemi përgjigje, a është mbyllur me 1.1 milion euro, apo do të vazhdoj zhvatja e parave të tetovarëve, e që dyshimet tona janë se mund të arrijë deri në 1.5 milion euro. Kemi bë kërkesa edhe në Ministri të Financave edhe te përmbaruesit se a është mbyllur, por deri sot s`kemi përgjigje”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Edhe përkundër këtij vendimi të Apelit, Kasami nuk heq dorë nga padia për dyshimet për krim të organizuar.
“Fatkeqësisht edhe në padinë që ne e kemi drejtuar në organet e drejtësisë që në muajin e pestë të vitit të shkuar, deri më sot, ne nuk kemi një përgjigje se pranohet apo jo kjo lëndë. Sigurisht që ne do kërkojmë edhe me një akt shtesë që të na informoj prokuroria a ka bazë për procedurë apo jo dhe deri ku ka arritur procedura e padisë tonë”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Parcela prej rreth 80 metër katror palës iu mor në vitin 1988, por për shkak të mos pajtimit me vlerësimin që i është bërë, pala ka ankimuar lëndën në gjykatë, me çka, institucionet, këtë proces e zvarritën për tre dekada./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa