LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Strugës këtë sezon turistik do të “merret” me fëmijët lypsarë

Komuna e Strugës këtë sezon turistik do të “merret” me fëmijët lypsarë

Fëmijët lypës janë fotografi e shpeshtë në rrugët e qyteteve, ndërsa në periudhën e verës një pjesë e madhe e tyre në mënyrë të organizuar shkojnë në Strugë dhe Ohër, ku kërkojnë para gajtë kohës së sezonit turistik. Nga Qendra për Punë Sociale në Strugë thonë se numri i tyre ndryshon vazhdimisht dhe ndonjëherë arrin edhe me qindra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto fëmijë së bashku me prindërit e tyre në mënyrë të organizuar sillen në Strugë. Vendbanimi i tyre nuk dihet, a vijnë çdo ditë nga qytetet tjera ose paparaqitur qëndrojnë këtu dhe në mëngjes dalin në rrugë, nuk dihet”, deklaroi për Telma, Bekim Bauta nga Qendra për Punë Sociale në Strugë.

Në rrugë numri më i madh është i fëmijëve nga komuniteti rom prej moshës 7 deri 14, më shpeshë nga familje jofunksionale, të cilët keqpërdoren në mënyra të ndryshme.


Me qëllim që të zvogëlohet lypja e cila paraqet fotografi të shëmtuar të qytetit gjatë sezonit turistik dhe të mbrohen fëmijët nga keqpërdorimi, Komuna e Strugës po formon trup koordinues në të cilën participojnë përfaqësues nga institucionet kompetente, duke përfshirë edhe policinë. Ky trup koordinues do të ketë detyrë të kryejë hetim, parandalim dhe largim nga rrugët të cilët do të hasen se po lypin në rrugët e Strugës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori