LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Skenderajt mbështet fermerët

Komuna e Skenderajt mbështet fermerët

Janë nënshkruar 14 kontrata mes Komunës së Skenderajt dhe fermerëve, në kuadër të mbështetjes konkrete për fermerët.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Ruraal, Sokol Sallahu, ishin të pranishëm me rastin e nënshkrimit të kontratave.

Kryetari Jashari ka vlerësuar se nuk ka investim më të mirë se në bujqësi.


“Këtë po e bëjmë çdo ditë, për t’iu dhënë mundësi punëtorëve të vyeshëm, që nëpërmjet subvencioneve, ata të zhvillohen dhe të rriten si fermerë.Sot kemi nënshkruar 14 kontratat me fermerët e komunës së Skenderajt, ku secili prej tyre përfiton 100 m2 apo 1 ari serrë, për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore. Ky investim është më së i qëlluar, pasi këtë unë e kuptoj kësisoj: ngritja e një serre e barasvlefshme me hapje të një vendi të ri të punës”, u shpreh Jashari, sipas njoftimit për media dërguar nga kjo komunë.

Ditë më parë janë mbështetur blegtorët me makina mjelëse, dhe bletarët me koshere dhe pajisje tjera të nevojshme. /Telegrafi/