LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Sarajit premton rregullimin e kompleksit të liqenit Treska (Video)

Komuna e Sarajit premton rregullimin e kompleksit të liqenit Treska (Video)

Kreu i Komunës së Sarajit premton përsëri në verën e vitit 2017 do të fillojnë punimet për të kthyer në funksion kompleksin e liqenit Treska. Ai sqaron se problemet pronësoro-juridike mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit tashmë janë mbyllur, ndërsa ka ngelur që Komuna të angazhojë ndërmarrje për mirëmbajtjen e ambientit atje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çështja pronësore juridike gjithçka është gati, ajo është në pronësi të komunës së Sarajit dhe mbetet që ne si Komunë respektivisht ndërmarrja veçse është instaluar në objektin e liqenit të merr edhe mirëmbajtjen e hapësirës së gjelbër në liqen por ajo është çështje teknike dhe çështje dite se kur ajo ndërmarrje do të merr të bëj edhe mirëmbajtjen e saj. Ne punojmë intensivisht dhe jam shumë i sigurt që verën e vitit 2017 do të fillojnë edhe rezultatet konkrete për revitalizimin, kthyerjen në funksion të atij objekti”, tha Bekim Murati, kryetar i Komunës së Sarajit.

Qytetarët e anketuar nga Alsat-M, nuk besojnë në premtimet e autoriteteve pasi thonë se asnjëherë nuk janë realizuar premtimet e tyre. Ata thotë se funksionimi i këtij kompleksi është shumë i nevojshëm për banorët e kësaj zone por janë skeptikë se një gjë e tillë do të ndodh se shpejti.


“Duhet të pastrohet ky vendi se kurrë nuk ka qenë në këtë gjendje si tani , më përpara këtu ka qenë shumë pastër por tani është mbushur shumë me peshq. Shumë keq e kanë lënë këtë vend , shpresojmë të bëhet më mirë por nuk është mirë sepse më përpara vinin njerëz nga Turqia e nga shumë vende, ndërsa tani ne shkojmë deri në Ohër duke e pasur vendin tonë”.

“Mëkat. Shkupi nuk ka një vend publik ku njerëzit të mund të freskohen shkupjanët, mëkat ky liqen ishte super, këtu ne si tinejxherë atëherë mblidheshim, mëkat. Ky liqen vlen shumë , ta merr dikush të investon në të do të ishte shumë bukur të rigjallërohet”.

Qendra rekreative “Treska” ndodhet 12 kilometra larg qendrës së Shkupit. Ky kompleks në vitin 2006 me vendim të Qeverisë, iu dha Qytetit të Shkupit ndërsa në fund të vitit 2013 kaloi në pronësi të Komunës së Sarajit. Por, asnjëri prej këtyre institucioneve deri më tani nuk kanë investuar as edhe një denar në të./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori