Komuna e Prizrenit edhe sivjet do të vazhdojë praktikën e buxhetimit me pjesëmarrje. Organet komunale tashmë kanë publikuar edhe kalendarin e takimeve publike për këtë qëllim.

njoftimin e nënshkruar nga drejtori për Ekonomi dhe Financa, Sulltan Badalli shpjegohet se për buxhetimin me pjesëmarrje do të mbahen nga dy takime publike në lokalitetet e caktuara.


“Në takimin e parë qytetarët japin propozimet e tyre për projekte, kurse në takimin e dytë votohet për projekte të përzgjedhura. Projekti që merr vota më së shumti nga qytetarët vazhdon procedurën e hyrjes në projekt buxhetin e vitit 2026”, thuhet në njoftim.

Aty në formë tabelare është publikuar edhe orari i takimeve.

Orari i takimit të parë:

Orari i takimit të dytë:

“Varësisht prej rrethanave që mund të paraqiten, kalendari mund të pësoj ndryshime, por qytetarët e zonave përkatëse do të informohen me kohë për të gjitha ndryshimet”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se takimet e planifikuara për buxhetim me pjesëmarrje janë të hapura për të gjithë qytetarët e interesuar që konsiderojnë se mund të kontribuojnë në këtë proces. /Telegrafi/